Procesi gjyqësor për Kumanovën

Të arrestuarit nuk flasin pa njohur provat

31.07.2015 19:23

Edhe dy të akuzuarit tjerë për rastin e Kumanovës, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi kanë vendosur të mos japin deklarat e tyre në rast se prokuroria nuk I njofton ata me provat...

Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se vendimi I dy të akuzuarve vjen pas vizitës së sotme që ka pasur ai në burgun e Priliepit, ku është konsultuar para seancës dëgjimore që pritet të realizohet javën që vjen.

“Edhe këto të arrestuar duan që ti shohin provat para ndëgjimit dhe të shfrytëzojnë të drejtën që ua jep ligji për procedurën penale që para secilit ndëgjim para prokurorit duhet që ti ofrohen provat që i posedon prokuroria dhe këtu nuk ka diskutim që për secilin të akuzuar, atë drejtë që na e jep vet ligji që ta shfrytëzojmë. Ligji këtë e parasheh që secili i akuzuar duhet të dijë se  cfar provash posedon prokuroria që të mund të jap mbrojtjen e vet” - tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Para dy ditësh edhe gjashtë të akuzuar të tjerë në burgun e Shutkës u shprehën kundër dhënies së deklaratave pa i parë provat. Avokati Raufi thotë se gjeh gatishmëri te prokuroria që të korigjojë gabimin e bërë, shkejn e nenit 206 ku në mënyrë të qartë thuhet se të akuzuarve duhet fillimisht t’u dorëzohen provat që më pas ata të japin deklarat e tyre.

“Jam i sigurt që kjo do të korrigjohet dhe prokuroria do të punojë sipas ligjit se askush e as prokuroria nuk ëhstë mbi ligjin. Të martën do të shkoj te kryeshefi I prokurorisë në një takim të shoh se si do të shkojë dinamika e mëtutjeshme për të tjerët e akuzuar dhe ventualisht të ripërsëritim hetimin e prokurorisë por sipas ligjit të procedurës penale që në këtë ndëgjim të ofrohen provat që I ofron vetë prokuroria” – tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Avokati Raufi përfaqëson 9 klientë mbi rastin e Kumanovës, gjashtë të vendosur në burgun e Shutkës, dy në Prilep dhe një i akuzuar gjendet në burgun e Manastirit. (Meral Ismaili, TVM2)