Reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë pasdite nëpër Maqedoni

31.07.2015 19:29

Nën ndikim të masës së lagësht dhe ajrore jostabile, pasdite u përfshinë pjesët veriore dhe lindore të Maqedonisë ku në më shumë vende kishte reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike...

Më intensive janë proceset në vendet më të larta dhe male, posaçërisht në rajonin e Berovës ku deri në orën 17 përkohësisht kishte reshje të rrëmbyeshme intensive të shiut me bubullima dhe erë të përforcuar. Është regjistruar edhe paraqitje e breshërit.

Deri në orën 17 në Berovë kanë rënë 93 litra në një metër katror, në Prilep 15, në Kriva Pallankë 7 dhe në Manastir 1 litër në një metër katror.

Pasdite u përfshi edhe lugina e Shkupit ku kishte vranësira të rritura dhe fryente erë e përkohshme e përforcuar e cila në disa momente arrin shpejtësi deri në 55 km në orë.

"Jostabiliteti lëvizte nga veriperëndimi drejt jugut dhe pjesëve juglindore të vendit dhe i përfshiu pjesët qendrore, ndërsa më vonë jugore dhe juglindore të vendit ku ka reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të prëforcuar. Më intensive janë proveset në rajonin e Dojranit ku ka reshje të rrëmbyeshme intensive të shkit, paraqitje të breshërit dhe erë e përforcuar", informoi DPHM.

Deri në fund të ditës në vend do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe në disa vende me vranësira jostabile e me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të prëforcuar. Në orët e mbrëmjes, ndërsa posaçërisht të gjatë natës pritet stabilizim i motit.

Moti nesër do të jetë me diell e me vranësira të vogla mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa temperatura më e lartë pritet të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. Uv-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup nesër do të mbajë mot me diell e me vranësira të vogla lookale dhe me erë të dobët nga drejtimi ndryshueshëm. Pasdite do të ketë kushte për reshje të përkohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në rreth 30 gradë, ndërsa ajo më e larta ditore do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë uikendit të vazhduar festues do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla mesatare. Në orët e pasditës do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile e me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Jostabilitet më intensiv pritet të hënën dhe të martën.