OBSH: vaksina e re kundër ebolës është 100 për qind efikase
Vaksina e re kundër ebolës, e testuar ndaj mijërave të infektuar në Guine, u tregua si mbrojtje efikase në 100 për qind të rasteve dhe mund ta ndërpret përhapjen e virusit vdekjeprurës, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Në kumtesë theksohet se rezultatet e deritanishme nga testimi i vaksinës VSV - ZEBOV në më shumë se 4000 persona, të cilët kanë qenë në kontakt me persona të infektuar, kanë treguar efikasitet 100 për qind, vetëm dhjetë ditë pas pranimit.
Rezultatet nga hetimi janë "të jashtëzakonshëm" dhe e ndërron rrjedhën e lojës, vlerësojnë autoritetet shëndetësore.
"Besojmë se bota është në prag të gjetjes së vaksinës efikase kundër ebolës", theksoi profesionistja për vaksina pranë OBSH-së, Mari Paul Kini, në konferencë për shtyp në Gjenevë.
Përdorimi i vaksinës mund të ndihmojë gjatë ndërprerjes së epidemisë së virusit Ebola, i cili nga dhjetori i vitit 2013 ka shkakruar vdekjen e 11.200 personave në perëndim të Afrikës.
