Maqedoni

Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore për shfuqizim të kontributeve për punëtorët honorarë

01.08.2015 12:20

Ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet shfuqizim i pagesës së kontributeve për sigurim shëndetësor dhe invalidor për punëtorët honorarë sot hyjnë në fuqi...

Sipas ndryshimeve, që në Kuvend u miratuan me procedurë të shkurtuar, personat të cilët kanë realizuar të arhdura sipas bazës së punës së kryer fizike ose intelektuale nga marrëveshja për vepër ose marrëveshje autoriale ose ndonjë lloj tjetër marrëveshjeje nuk do të paguajnë kontribut për sigurim pensional dhe shëdnetësor.
 
Vendimi i këtillë, sipas Qeverisë, pasoi pas analizave të cilat kan ë treguar se disa masa që ndërkohë i zbatuan i kanë pasur efektet që kanë dëshuruar të arrihen.
 
"Gjatë tre muajve të fundit u realizua edhe projekti 'Maqedonia punëson' i cili mundëson lirim në periudhë prej një deri në katër vite nga pagesa e kontributeve të personave që do të punësohen nga ana e sektorit privat dhe me këtë në mënyrë praktike rreth 4.000 persona në RM veçmë kanë fituar status të marrëdhënies së rregullt pune dhe për ta paguhen kontributet edhe për sigurim pensional dhe shëndetësor", deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.
 
Projekti i dytë i cili gjithashtu zgjodhi një pjesë të mirë të problemit të personave që më parë ishin të angazhuar me marrëveshje në vepër dhe marrëveshje autoriale, theksoi Stavreski, është në segmentin e transformimit të marrëdhënies së punës në kuadër të sektorit publik. Me këtë, siç tha, personave të cilët me vite të gjata ishin të angazhuar me marrëveshje neë vepër ose lloje të tjera të marrëveshjeve u është transformuar marrëdhënia e punës në marrëdhënie të rregullt pune dhe me këtë këtyre personave tani u paguhen kontributet edhe për sigurim pensional dhe shëndetrësor që do të thotë se tek këta persona është zgjidhur çështja e shfrytëzimit të shërbimeve dhe avancim të të drejtave të punës.
 
Sipas Stavreskit, me këtë vendim Qeveria u del në ndihmë kërkesave të cilat në opinion ishin të shfaqur për shkak se, siç tha, masa jonë ishte që t'u ndihmojmë në pjesën e rregullimit të së drejtave nga marrëdhënia e punës dhe gjithashtu të mundësojmë që të gjithë personat të kenë status të barabartë pune, ndërsa megjithatë në opinion u krijuar imazh se ekzistojnë arsye tjera për shkak të së cilave bëhet si mbushje e buxhetit.
 
"Me këtë masë me pezullimin e kontributeve dëshmojmë se ky nuk ishte rast për shkak se nga ana tjetër e mënyrës se si funksiononte kjo të ardhurat nuk ishin aq të rëndësishme për buxhetin. Dua të them se bëhet fjalë për shumë mjetesh të cilat në nivel vjetor janë rreth 220 deri 250 milionë denarë që tregon se nuk kishte kurrfarë qëllimi dhe s ekishim të drejtë se qëllimi nuk është që të fitohen të arhdura plotësuese në buxhet ose në fonde, por qëllimi është thejshtë t'u dihmohet personave të cilët deri atëherë ishin të regjistruar si persona të cilët kanë marrëveshje në vepër ose marrëveshje autoriale dhe nuk kanë kurrfarë pagesash të kontributeve në fondet për sigurim pensionaë dhe shëdnetësor dhe sipas kësaj nuk i kanë këto të drejta që i ofrojnë pagesat e kontributeve", tha Stavreski./mia