Maqedoni
Nga 5 gushti leje elektronike për qëndrim të përkohshëm të migrantëve në Maqedoni
01.08.2015 12:22
Nga 5 gushti lejet për qëndrim 72 orësh në shtet të migrantëve në Gjevgjeli do t'u jepen përmes rrugës elektronike...

Nga 5 gushti lejet për qëndrim 72 orësh në shtet të migrantëve në Gjevgjeli do t'u jepen përmes rrugës elektronike, informuan nga policia kufitare në Gjevgjeli në takimin e sotëm me transportuesit e autorizuar të refugjatëve.
Komandanti i policisë kufitare Mitko Iliev njoftoi se me përshpejtim po punohet në përgatitjen e softuerit, i cili do të mundësojë nga 5 gushti lejet që jepen për një kohë shumë të shkurtër me ç'rast, siç tha, do të shkurtohet koha për qëndrim të refugjatëve në Gjevgjeli dhe do të përshpejtohet transporti i tyre nga Gjevgjelia drejt Kumanovës dhe Tabanocit në kufirin Maqedoni-Serbi.
Lejet elektornike për qëndrim të përkohshëm në vend do të jepen në pikën e posaçme për pranim të refugjatëve, i cili me mjete nga UNCHR-ja ndërtohet në lokacion i aprovuar nga komuna e Gjevgjelisë, që ndodhet afër ndërtesës së policisë kufitare, në hapësirën e stacionit hekurudhor në Gjevgjeli.
Në afërsi të pikës do të jenë vendparkime të caktuara dhe të përkohshme për taksi automjetet me të cilët refugjatët transportohen deri në Tabanoc./mia
