Botë

Të paktën tetë civilë janë vrarë në sulmet ajrore turke në Irakun verior

01.08.2015 13:06

Të paktën tetë civilë janë vrarë në sulmet ajrore turke mbi caqe të PKK-së në Irakun verior, transmeton DPA, duke iu referuar burimeve lokale...

Agjencia kurde Ferat publikoi fotografi, për të cilat pohon se civilët janë vrarë gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore në rajonin e malit Kandil.
 
Nuk ka informatë zyrtare për lajmin nga ana turke.
 
Banorë lokalë për DPA deklaruan se me këtë rast janë plagosur edhe shtatë civilë.
 
Turqia javën e kaluar filloi fushatë ajrore mbi caqe të PKK-së në Irakun verior, pasi kurdët kanë ndërmarrë një sërë sulmesh mbi caqe ushtarake dhe policore turke. 
 
Përfaqësues të kurdëve në Irakun verior kërkuan nga Turqia që t'i ndërpresë sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve nga PKK në territorin e saj dhe bënë thirrje për negociata për zgjidhje të konfliktit./mia