Botë

Në sulm mbi një bazë të improvizuar në Alepo janë vrarë 25 kryengritës sirianë

01.08.2015 14:12

Të paktën 25 kryengritës sirianë janë vrarë në një sulm mbi bazë të improvizuar ushtarake në veri të Alepos...

Të paktën 25 kryengritës sirianë janë vrarë në një sulm mbi bazë të improvizuar ushtarake në veri të Alepos, ndërsa me këtë rast janë vrarë edhe nëntë ushtarë, kumtuan sot vëzhguesit e Qendrës siriane për monitoring të të drejtave të njeriut.
 
Ata thanë se mes të vrarëve ka edhe tre komandantë të lartë të kryengritësve.
 
Agjencia siriane SANA transmetoi s "forcat qeveritare kanë vrarë dhe plagosur numër të madh të terroristëve në pjesën perëndimore të qytetit".