Maqedoni

Aksident trafiku afër Gjevgjelisë, tre të vdekur një i lënduar

01.08.2015 16:48

Tre shtetas serbë e kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafikut që ka ndodhur afër Gjevgjelisë...

Bëhet fjalë për një nënë dhe dy fëmijët e sajë të cilët po udhëtonin drejt Greqisë. Sic konfirmojnë nga MPB " Aksidenti ka ndodhur pasi automjeti 'reno¬megan' me targa serbe pasi që paraprakisht është goditur në pjesën e pasme të automjetit 'fiat doblo' me targa të Gjevgjelisë, ka dalë nga rruga dhe është goditur në shtyllën metalike.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur Tatjana P. (45)", ndërsa  djalë i moshës 18 vjeçare dhe vajza e moshës 10 vjeçare, janë dërguar në qendrën mjekësore në Gjevgjeli, ku nuk kanë arritur tu mbijetojnë plagëve.

Këtij aksidentu n; komunikacion I ka mbijetuar vetëm drejtuesi i automjetit 'reno¬megan' poashtu është lënduar dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Në automjetin tjetër nuk kishte udhëtarë të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori publik dhe ekip i ekspertëve nga Stacion i policor Gjevgjeli, ku është kryer ekspertizë dhe po punohet në ndriçimin e plotë të aksidentit. 

VLORA LATIFI-TOPOJANI