Futboll
Wolfsburg – Bajern, në kërkim të Super Kupës gjermane
01.08.2015 15:34
Pas një shkëputje prej 62 ditësh rikthehet përsëri futbolli gjerman dhe si zakonisht sezoni i ri do të startojë me Superkupën...

Për të katërtin vit radhazi në këtë takim do të kenë mundësinë për të luajtur rekordmenët e këtij vendi, megjithatë këtë radhë ndryshe nga tre sezonet e mëparshme Bajerni i Mynihut nuk do të ketë më përballë Borusian e Dortmundit por Wolfsburgun, që në finalen e kupës mundi pikërisht ekipin e Jurgen Klopp.
Që nga takimi i 30 majit në Olympiastadion kanë kaluar dy muaj dhe këto dy skuadra nuk është se kanë ndryshuar shumë. Kampionët e Gjermanisë janë përforcuar me Douglas Costa dhe Arturo Vidal, ndërkohë që Robben dhe Ribery nuk janë gati për këtë ndeshje. Në krahun tjetër ujqërit janë përforcuarzyrtarisht me Schurlen, ndërkohë që kanë rrëmbyer dhe Max Kruse nga Gladbahu.
Pas pushimeve të dy ekipet zhvilluan pa shumë bujë fazën përgatitore: Bajerni në Lindjen e Largët, në Kinë ndërsa Wolfsburgu preferoi të qëndrojë në Kontinentin e Vjetër ku bie në sy pjesëmarrja në “Kupën Emirates”, turneun e përvitshëm që organizohet në Londër nga klubi i Arsenalit.
Të dy klubet kanë pothuajse dy javë që kanë nisur ndeshjet e kësaj faze dhe skuadra bavareze është dukur shumë më mirë sesa ekipi i Dieter Hecking, që në kryeqytetin britanik u mund në të dy ndeshjet e luajtura, respektivisht me Villarealin dhe Arsenalin.
Borusia e Dortmundit është fituesja e dy edicioneve të fundit të Superkupës, që të dyja ato fitore të siguruara pikërisht ndaj ekipit të Guardiolës megjithatë Bajerni është dukshëm favorit për të barazuar në kuotën 5 pikërisht verdhezinjtë
