Maqedoni
Ruajini mirë kartelat bankare shtohen hakerët dhe mënyrat e vjedhjes
01.08.2015 15:44
Një grup i hakerëve vodhën rreth 200 mijë euro nga kartelat bankare, me të cilat më pas blenë gjëra të ndryshme përmes internetit...

Një grup i hakerëve vodhën rreth 200 mijë euro nga kartelat bankare, me të cilat më pas blenë gjëra të ndryshme përmes internetit, për fat të mirë u zbuluan shpejt nga policia dhe u arrestuan, pa bërë dëme edhe më tëmëdha.
Është ky vetëm një nga shumë rastet e këtilla që ndodhin në vend dhe në botë.
Rastet ku hakerët keqpërdorin të dhënat nga kartelat bankare po shtohen gjithnjë e më tepër. Autoritet thonë se prej se janë krijuar kartelat, kriminalët kishin gjetur metoda të vjedhjes së parave prej tyre.
“Në shitoren ku ju kryeni pagesën me anë të kartelës, ai i cili don që të kryej këtë krim, e kalon kartelën përmes aparatit origjinal për kalimin e kartelës dhe pastaj drejtpërdrejtë e kalon në aparatine dytë i cili vjedh të dhënat e juaja. Ky ishte një sistem i sofistikuar i vjedhjes”, shprehet profesori i sigurisë Vlladimir Pivovarov.
Kur ky sistem i sofistikuar i vjedhjes u zbulua, vjedhësit gjetën mënyra të reja.
“Sado që të shtohen masat e sigurisë, përsëri kriminelët janë një hap para. Ata gjejnë metoda të ndryshme për të vjedh të dhënat e kartelave bankare. Trendi më i ri i vjedhjes është përmes krijimit të ueb faqeve të rrejshme”
“Kryerësi apo kryerësit bëjnë ueb faqe të rrejshme në të cilën përderisa regjistroheni duhet të leni të dhënat personale dhe shumë shpesh kërkoen të dhëna edhe nga kartela bankare. Më shpesh janë ato faqe në të cilat blihen gjëra online, permes të cilës grupa i merr të dhënat e juaja dhe i shfrytëzon për tregti në internet”, shprehet Marija Jakovlevska nga MPB.
Autoritet apelojnë deri tek qytetarët të kenë kujdes kur bëjnë pagesën përmes kartelave bankare dhe gjatë blerjeve online. Gjithashtu ekspertët këshillojnë të mos ndani të dhënat nëpër ueb faqe të ndryshme, përshkak se lehtë mund tjua vjedhin.
Nuk thonë kot frika ruan vreshtin, më mirë ruajini kartelat tuaja sesa të befasoheni se jua kanë vjedhr paratë.
ERSAN PAJAZITI
