Maqedoni
Piku i verës më i preferuar për hajnat
01.08.2015 16:42
Ne pikun e pushimeve verore shumë apartamente dhe shtëpia mbesin bosh, andaj këtë periudhë të vitit edhe vjedhësit po e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre...

Hajnat organizojnë aksione të ndryshme vjedhjesh, sipas të dhënave të MPB-së, kjo dukuri është në kontinuitet, gjatë gjithë vitit por më e theksuar është gjatë sezonit të verës.Vidhet çdo gjë e shtrenjt.
Para, flori, aksesore të shtrenjta shtëpiak, suvenire dhe teknikë të bardh, janë mallërat më të preferuara e vjedhësëve.
“Në teriorin e Shkupit gjatë mujit qershor janë kryer gjithësej 88 vjedhje të rënda nëpër shtëpi dhe banesa. Krahasur me mujin korrik mund tju them se numri i vjedhjeve është në të njëjtën nivel. Gjithashtu në këtë periudh të vitit kemi evidentuar vjedhje në automjete. Shpesh herë qytetarët prej pa kujdesisë dhe në shpejtësi dijnë të lejnë sende të vlefshme në makinat e tyre me çrast më pas bëhen pre e vjedhjeve”, shprehet Biljana Milevska nga SPB.
Për ti parandaluar vjedhëjet në vend, sektori preventiv pranë SPB-MPB, gjatë 3 vitete të fundit ka organizuar shumë fushata informative dhe ka shpërndarë qindra flletushka për mbrojten e shtëpive të qytetarëve nga vjedhjet.
Që të mos jeni në shenjestër e vjedhësëve këshillohet ti leni te paktën dritat e ndezura dhe tia leni çelësin e shtëpisë dikujt për ta kontrolluar shtëpin herë pas herë.
“Të përpiqemi që në momentin e parë kur do të lejmë shtëpinë vetë për të shkuar në pushime të mos lejmë përshtypje se shtëpia është bosh. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe aktule kohëve të fundit gjatë stinës së verës është përdorimi masovik i rrjeteve sociale. Shumë qytetarë postojnë fotografi të ndryshme për të treguar se janë në pushim,dhe se argëtohen diku larg por për dikë tjetër kjo mund të përdoret si mundësi e mirë për tu futur në shtëpin e tyre”, shprehet Biljana Milevska nga SPB.
Qytetarët e anketuar nga TVM-2 në përgjethësi ndjehen të friguar se ndoshta edhe ata mund të jenë në shenjestër të këtyre grupeve, por thonë se mbrojtja më e mirë është ti kemi fqinjët e mirë.
“Sinqerisht gjendja me vjedhjet është alarmante në vend. Dëgjojm raste të ndryshme ku qytetarët ankohen për vjedhjeve nuk është punë e mirë. Shtëpinë time shpesh e lë nën mëshirën e fatit”, shprehet nje qytetar.
“Deri më tani nuk ka ndodhur që të më vjedhin shtëpinë. 52 vjet jam në Shkup dhe asnjë nuk ka hy të vjedh tek unë. Shtëpin vetë e lej,por kam fqinj të mirë aty ku jetojë dhe kur shkojmë diku, ata e kontrollojnë shtëpinë”, theksoi një qytetar.
“Te ne vazhdimisht ka dikush që qendron në shtëpi. Nuk e lejmë shtëpin vetë. Kemi frigë nga vjedhjet sepse në të kaluarën kemi pasur raste ku kemi qenë të vjedhur, na morrën biçikletën dhe gjëra të tjera të vogla”, shprehet nje qytetar.
REXHEP QAMILI
