Maqedoni

Temperaturat e larta, kujdes ne ushqim

01.08.2015 16:57

Temperaturat e larta japin alarmin qe duhet patur kujdes parasegjithash ne menyne e ushqimit...

Edhe mjeket pervec tjerash rekomandojne – kujdes cfare konsumojme brenda dites, ne pikun e te nxetit tropical. Sa më shumë të konsumojmë pemë dhe perime  të freskëta te lara mirë.
 
Duhet pasur parasysh edhe  pasterita  e duarve sepse menyra me e drejtperdrejte e percimit te bakterieve drejt organizmit behet permes duarve te palara.
 
Mjeket gjithashtu me te filluar sezoni i veres keshillojne shpesh qe  ushqimi jo adekuat dhe me shume yndyre  mund të na shkaktojë probleme shëndëtesorë.
 
Aq me teper mishrat e skuqura ne vaj nese vendosim ti hame atehere duhet te konsumohen menjehere, ne te kunderten duhet te vendosen ne frigorifer sepse bacteria e cila eshte e pranishme tek cdo lloj mishi mund te perhapet me shpejtesi te madhe. 
 
“Per sa i përket ushqimit me mishin apo konzervat,apo me majonezin pacinetët duhet të jenë shumë të kufizuar,prandaj duhet majonezi të tërhiqet ,vezët të tërhiqen gjatë stinës së verës,nëse kanë nevojë mishin me përdorë ata duhet zier mishin dhe për një kohë më të shkurtër,brenda 6 orëve ai ushqim duhet të hahet,nëse ngelet duhet ta vëndojnë në frigorifer ta mbajnë në temperaturë prej 8 gradësh por nësë duhet ta ngrohin atëherë duhet në 100 gradë ta ngrohin dhe sdo të kenë problem me sistemin gastreo itistinar .Në qoftë se konsumohet majonezi,veza apo mish tjetër për një kohëtë gjatë nëse e përdor pacienti mund të paraqitet edhe një bakterie që paraqitet shpesh në stinën e verës si helmimi i sistemit gastreo itistinar ajo është sallmonella e cila bën shumë problem në organizmin e njeriut me simptomet me temperaturë të lartë me vjellje me diare të shpeshta mbi pesë diare në ditë atëherë pacienti duhet menjëherë  të paraqitet ne klninikën e infektologjisë”, shprehet mjeku Sefian Ferati- Bellcishta.
 
Bellcishta  potencon se  pacientët  cdoherë duhet të këshillohen  dhe ta  kontaktojnë mjekun amë dhe këshillat e Ministrisë që i  jep gjatë stinës së verës ,që të parandalojnë sëmundjet që mund të marrin pacinetët gjatë kësaj stine. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI