Maqedoni

Risi në transportin publik të kryeqendrës, test periudha për pagesën elektronike

01.08.2015 17:52

Lokacioni automatik I automjeteve dhe pagesa elektronike ne autobuset e nderrmarrjes publike për qarrkullim...

Lokacioni automatik I automjeteve dhe pagesa elektronike ne autobuset e nderrmarrjes publike për qarrkullim, janë dy sistemet e reja  që prej sot do të jenë në test periudhë për implementim.  
 
“Do të mundësojnë që qytetarët më lehtë dhe ma shpejtë të hyjnë në autobus, ndërsa do të rritet edhe qarrkullimi I udhëtarëve”, shprehet kryetari I qytetit të shkupit, Koce Trajanovski.
 
Vlera e përgjithshme e këti investimi është rreth 3 milion euro, të siguruara nga buxheti I Qytetit të Shkupit.  Procedura për dhënien e kartelave elektronike personale do të kushtojnë nga 200 denarë. 
 
"E gjithë procedura zgjat një ose dy minuta. Shumë shpejtë, në vend ftografohet kërkuesi i kartelës dhe ajo përpunohet menjëherë pastaj. Do të ketë tetë lokacione në Shkup, ndërsa gjashtë fillojnë të funksionojnë nga sot, gjegjësisht nga e marta. Dy të tjerat përpunohen edhe për disa ditë do të hapen", shprehet drejtori I “NPQ” Shkup, Igor Janushev.
 
Tesperiudha fillon një muaj më parë që të mund të jepen sa më shumë kartela, para së gjithash kategorisë së moshuar dhe pensionistëve.
 
Nga 1 janari, prej kur do të funksionojnë vetëm kartelat elektronike, do të mundet që blerja e biletës së vetme nga shoferi me llogari fiskale.
 
Gjithashtum është përgatitur edhe sistemi për lokacion automatik të automjeteve të NPQ¬së, me të cilën do të mundësohet që secili nga autobusët të jetë i locuar në çdo kohë, nga stacioni fillestar deri tek i fundit. 
 
SANIJE KASAMI