Kulturë
Mbahet takimi kulturorë verorë i Shipkovicës
01.08.2015 18:25
Në Shipkovicë u mbajt sot” Takimi Veror I Shipkovicasve” që kishte për qëllim ringritjen e vlerave kulturore...

Në Shipkovicë u mbajt sot” Takimi Veror I Shipkovicasve” që kishte për qëllim ringritjen e vlerave kulturore, traditave,dhe zakoneve të fshatit dhe malësis së Tetovës në përgjithsi, ky aktivitet për her të dytë organizohet nga Bashkësi Lokale e fshatit në bashkpunim me ndërmarjet private.
Ky organizim bëht në gusht me të vetmin qëllim që të gjithë mërgimtarët të jenë prezent dhe të shohin nga afër aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.
Takimin veror të Shipkovicës e bëri edhe më të gjallëruar prezenca e këngëtarit të mirënjohur shqiptarë Ilir Shaqiri.
Përvec valleve,ushqimeve tradicionale që ishin pregatitur nga banorët, mysafirët e pranishëm kishin mundësi nga afër ti shohin piktuarat e pregatitura nga piktor shipkovicas, ekspozit fotografike nga shoqëria Eko Natyra, orë poetike nga poetët shipkovicas dhe shumë aktivitet tjera artistike dhe kulturore që ishin pregatitur në kuadër të programit Takimi Veror Shipkovicas.
VISAR SADIKI
