Maqedoni

Grupet e punës ikën në pushim; Analistët: Kjo shkurton afatet për reforma

01.08.2015 18:38

Edhe pse ka ngelur shumë pak kohë për zbatimin e marrveshjes së 2 qërshorit dhe aneks marrveshjes së 15 korrikut, grupet punuese të katër partive politike kanë vendosur që të shkojnë në pushim prej 10 ditësh...

Punës së sapo filluar do ti rrithehen me 17 gusht, me çrastë afati kohëor për implementimin e marrveshjes politike është 29 ditë.  
 
Eksperti belg, Peter Van Hout, pas takimit të mbrëmshëm të grupit punes duke mos dashur të komentoj rreth negociatave, u shpreh optimist se do të arrihet progres deri me 15 shtator, kur edhe është dita e fundit për zbatimin e marrveshjes politike. 
 
“Do të vazhdojm me negociatat, po shkojm por do të kthehemi pas dy javësh, dhe menjëherë pas 17 gushit do të punojm çdo ditë. Unë jam optimist, siç ju kam thënë, mbetem gjithashtu optimist. Do të arrijmë progres, me shpresë. Vazhdojmë javët e ardhshme”, deklaroi Peter Vanhoutte, ndërmjetësues në bisedimet e grupeve të punës”, shprehet eksperti belg Peter Vanhaut.
 
Për dallim nga ndërmjetsi belg, Peter Vanhojt, analistet politik janë skeptik se për 29 ditë mund të zgjidhen të gjitha çështjete që janë problematike për vendin.  Analisti politik, Petar Arsovski, vlerson se grupet punese skanë kohë për pushime, pasi që edhe vetë marrveshja u arrit me shumë vështirsi. 
 
"Është e qartë se palët tentojnë të manipulojnë njeri tjetrin saj përket propozimit reth zgjidhjes së prokurorit special. Kjo çështje është shumë delikate dhe grupet punues duhet të punojnë me intenzitet të plot e jo të jenë deri me 17 gusht në pushim, vendi jonë ska kohë për pushime", shprehet analisti politik petar Arsovski. 
 
Sadoqë të jenë freskuar, pas 17 gustit anëtarët e grupeve të punës i presin tema që do tua nxehin kokën siç është ajo e prokurorit special, listen zgjedhore, KSHZ-në, apo votimi I diasporës.  
 
SANIJE KASAMI