Botë

OBSH: Zbulohet vaksina kundër Ebolës

01.08.2015 19:42

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një nga vaksinat eksperimentale kundër Ebolës në Afrikën Perëndimore, ka rezultuar 100 përqind efikase...

Margaret Chan, drejtore e Përgjithshme e Organizata Botërore të Shëndetësisë bëri të ditur se: “Bëhet fjalë për një arritje shumë premtuese. Në muajt që lamë pas virusi u ka marrë jetën 11 mijë personave si pasojë e epidemisë së shpërthyer në dhjetor të vitit 2013 dhe ka prekur vende si Guinea, Sierra Leone dhe Liberia.
 
Ky është një rezultat i mrekullueshëm që vë në pah fuqinë e partneritetit botëror dhe impenjimin e tyre. Ne shpresojmë që kjo vaksinë do ndihmojë në shuarjen totale të epidemisë në vendet e prekura dhe fakti sesi reaguam për të arritur deri këtu tregon që bota duhet të përfshihet më tepër në çështje që na prekin të gjithëve”, tha drejtoresh e OBSH-së, gjatë një konference për shtyp, ku u treguan edhe rezultatet e testit në Guine për 4000 persona.
 
Vaksina quhet VSV-Zebov dhe besohet të jetë zgjidhja e duhur kundër infektimit. Ajo është krijuar nga autoritet shëndetësore kanadeze, kurse licensa i perket laboratorëve amerikanë të Newlink Geneticks dhe Merck.