Maqedoni

Rritet intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit

02.08.2015 12:19

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata...

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, informuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
 
"Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka ndalesë prej rreth 30 minutave, ndërsa në vendkalimet e tjera edhe krahas frenkuentimit të rritur, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë të vendkalimeve", thuhet në kumtesën e LAAM-së./mia