Botë

Katër viktima dhe 10 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Francë

02.08.2015 12:32

Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm të rëndë të trafikut në afërsi të Roanit, Francë...

Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm të rëndë të trafikut në afërsi të Roanit, Francë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
 
Aksidenti ka ndodhur kur një automjet i markës "Citroen-Berlingo" rreth orës një pas mesnate ka dalë nga rruga. Në të ndodheshin 14 persona, në vend të pesë personave të lejuar. Ata ishin të moshës prej 15 deri 17 vjeç.
 
Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Automjeti ka lëvizur përmes rrugës përplotë me kthesa, ndërsa pas daljes nga rruga ai është përmbysur disa herë. Supozohet se edhe shoferi ka qenë minoren.
 
Organet hetuese punojnë në zbulimin  e pronarit të automjetit dhe pse aq persona ndodheshin në të. Po bëhet edhe kontroll i alkoolit ose përdorimit të mjeteve narkotike./mia