Botë
Në Izrael mijëra persona protestuan kundër nxitjes së urrejtjes
02.08.2015 12:35
Mijëra izraelitë kanë protestuar mbrëmë vonë kundër dhunës dhe nxitjes së urrejtjes, pas sulmeve aktuale të ekstremistëve hebrenjë...

Mijëra izraelitë kanë protestuar mbrëmë vonë kundër dhunës dhe nxitjes së urrejtjes, pas sulmeve aktuale të ekstremistëve hebrenjë, që në shënjestër i kishin palestinezët dhe homoseksualët.
Të premten një izraelit ortodoks ekstrem i therri me thikë gjashtë pjesëmarrës të një parakalimi të homoseksualëve në Jerusalem.
Vetëm disa orë më vonë, sulmuesit e dyshuar izraelitë e kanë djegur shtëpinë e një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor, duke e vrarë një fëmijë 18 muajsh, që ishte në gjumë, dhe duke i plagosur në mënyrë kritike prindërit e tij dhe vëllain e tij katërvjeçar.
Afro dy mijë njerëz, përfshirë edhe xhaxhain e fëmijës së vrarë, kanë marrë pjesë në tubimin në Tel Aviv, të organizuar nga aktivistët që angazhohen për paqe.
Në Jerusalem, afër vendit ku ishin therrë me thikë pjesëmarrësit e një marshi të homoseksualëve, është nbajtur një tubim, ku kanë marrë pjesë disa qindra vetë.
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, tha se flakët e urrejtjes janë përhapur në gjithë vendin,
"Flakët e dhunës, urrejtjes, dhe besimi mashtrues dhe i shtrembëruar, janë përhapur në gjithë vendin tonë", tha ai.
Tubime më të vogla janë mbajtur edhe në qytetet e tjera në Izrael./mia
