Maqedoni

Dita e Republikës - Maqedonia i kremton dy Ilindenët historik

02.08.2015 12:47

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët - 112 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së...

Kryetari i Kuvendit të RM-së Trajko Veljanovski do të mbajë fjalim në solemnitetin në Kompleksin memorial të KAÇKM-së në fshatin Pelincë në Kumanovë, kryeministri Nikolla Gruevski do të jetë në shënimin në Shkup - para përmendores së Metodija Andonov - Çento, kryetar i Presidiumit të KAÇKM-së, ndërsa presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim në solemnitetin qendror në Meçkin Kamen. 
 
Në Krushevë për Ilinden tradicionalisht mbërritën edhe kalorësit nga marshi i Ilindenit, ndërsa qyteti prej do të jetë nikoqir i Takimeve shkencoro-kulturore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës".
 
Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj...Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.
 
Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.
 
Dyzet e një vit pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të  FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.
 
Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore - Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike./mia