Maqedoni

Mbytet një burrë në Liqenin e Ohrit

02.08.2015 13:02

Një burrë është gjetur i mbytur mbrëmë rreth ora 20 në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të kompleksit "Park"....

Sipas policisë, bëhet fjalë për Goce I. (46) nga fshati Zhivalevë në Kratovë, i cili në orën 18:50 minuta është paraqitur si i zhdukur.
 
Trupin e personit të mbytur nga ujërat e kanë nxjerrë ekipe të Kryqit të Kuq. Ekspertiza e kryer nga ekipi mjekësor ka treguar se bëhet fjalë për vdekje jo të dhunshme.
 
Kjo është viktima e dytë në Liqenin e Ohrit këtë sezon. Para disa ditëve është mbytur një person në afërsi të lagjes turistike Peshtani, i cili, sipas ekspertizës, ka përjetuar sulm në zemër në ujë./mia