Botë
Në Peru lirohen 54 persona pas robërimit disadekadësh
02.08.2015 13:17
Forcat peruane të sigurisë të premtën shpëtuan 51 persona nga robërimi i grupit kryengritës "Shtegu i ndritshëm"...

Midis të liruarve ka edhe fëmijë, publikuan sot mediat në Peru.
Shefi i policisë antiterroriste gjenerali Hoze Baela deklaroi se disa nga të liruarit kanë qenë në robëri prej 20 deri 30 vjet. Ata në numër të madh janë autoktonë nga grupi Ashaninka nga Puerto Okopa dhe qytetet në rrethinë.
Gjenerali Baela theksoi se gratë janë shfrytëzuar që të lindin fëmijë-ushtarë për guerilët dhe të punojnë nëpër fusha. Fëmija më i vjetër nga 34 fëmijët ka 14 vjet.
Të robëruarit kanë jetuar në logore të ndryshme në vendin e njohur si Sektori pesë në provincën Hunin.
Dy desertorë të rinj nga Shtegu i ndritshëm të cilët kanë ikur nga një logor, e kanë alarmuar policinë. Nga kampet e tilla vitin e kaluar janë shpëtuar gjithsej 70 persona.
Sipas analistëve Shtegu i ndritshëm nuk ka më shumë se 200 luftëtarë. Grupi viteve të fundit jashtëzakonisht është dobësuar pasi që është arrestuar komandanti kryesor Artemio në vitin 2013, ndërsa vitin e ardhshëm janë vrarë dy liderë.
Strehimorja e fundit e Shtegut të ndritshëm ishte në afërsi të rajonit kryesor peruan për prodhimin e kokainës - lugina Apurimak, Ene dhe lugina e liqenit Mantaro.
Vitin e kaluar dy liderë të Shtegut të ndritshëm, vëllezërit Viktor dhe Horhe Kispe Palomino ishin të akuzuar në SHBA për shkak të shoqërimit me narko mafian./mia
