Policia gjermane plagos një azilkërkues që mbante një thikë
Forcat speciale gjermane u detyruan të qëllojnë me armë, një azilkërkues në kampin e ngritur në Bon-Endenih...

Forcat speciale gjermane u detyruan të qëllojnë me armë, një azilkërkues në kampin e ngritur në Bon-Endenih, pasi ai nuk pranoi të ulte një thikë që mbante në dorë.
Azilërkuesi 23 vjeç, nga Guinea, paraprakisht ishte përleshur me një tjetër azilkërkues të cilin e kishte therrur.
Pas kësaj u desh ndërhyrja e forcave special gjermane për ta neutralizuar atë. Pas plagosjes azilkërkuesi u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Në atë qendër azilkërkuesish janë vendosur rreth 200 persona nga gjashtë vende të ndryshme të botës.
Gjermani viteve të fundit është bërë destinacion i preferuar për mijëra emigrant nga vendet aziatike dhe afrikane, por edhe për azilkërkuesit nga vendet Ballkanike.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
