Shpërthejnë mbi 20 zjarre në Kaliforni, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Guvernatori i shtetit amerikan të Kalifornisë, Xheri Bron, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme...

Guvernatori i shtetit amerikan të Kalifornisë, Xheri Bron, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi më tepër se 20 zjarre të mëdha e kanë përfshirë pjesën veriore.
Thatësirat e gjata dhe moti ekstrem kanë krijuar kushte për përhapjen e zjarreve.
Vlerësohet se afro 8 mijë zjarrfikës po përpiqen t’i ndalin zjarret. Zyrtarët thanë se një zjarrfikës ka humbur jetën dje duke u ballafaquar me zjarrin në pjesën verilindore të Kalifornisë.
“Kjo është një ngjarje e paprecedente e zjarrit që po ndodh në malet në gjithë Kaliforninë”, citohet të ketë deklaruar një zyrtar i zjarrfikësve amerikanë, duke iu referuar një zjarri në veri të San Franciskos. Si pasojë e këtyre zjarreve, afro 650 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
