Maqedoni
LASH: Pro themelimit të universitetit shqiptar në Shkup
02.08.2015 14:04
Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni ka dalur sot në mbështetje të iniciativën për themelimin e Universitetit shqiptar në Shkup...

Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni ka dalur sot në mbështetje të iniciativën për themelimin e Universitetit shqiptar në Shkup, pa marrë parasysh se kush e inicon dhe kërkon formimin e këshillit amë për themelimin e Universitetit të ri shqiptar në Shkup.
"Arsyeshmeria e themelimit t ë Universitetit shqiptar në Shkup: Lidhja e arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni është ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe Fakultetit Pedagogjik në Shkup dhe e të gjitha institucioneve arsimore në Maqedoninë pas vitit 1991 dhe në të gjitha ngjarjet e ruajtjes, mbajtjes gjallë të këtyre institucioneve të arsimit të lartë ka qenë bashkëpjesmarrëse, deri sa janë legalizuar nga Qeveria e Maqedonisë. Në trojet shqiptare, në çdo qytet me mbi 70.000 banorë kemi Universitete shtetërore në gjuhën shqipe. Edhe maqedonasit kanë disa universitete shtetërore, kemi edhe shumë arsye tjera që nuk do tua themi ne këtë iniciativë, por kërkojmë që në shtator të mbahet debat publik, me pjesëmarrje të të gjithë faktorëve relevantë që mund të japin kontribut, e në veçanti akademikët tanë", thuhet në kumtesën e LASHM.
Sipas Lidhjes së Arsimtarëve themelimi I Universitetit të dytë shtetëror shqiptarë në Maqedoni, e ngritë cilësinë dhe konkurencën e arsimit të lartë në vend.
