Maqedoni
Gruevski: Terrorizmi kërcnim për Maqedoninë; Intelektualët nga Kumanova, të ndalen skenaret e errëta
02.08.2015 14:45
Kryeministri, Nikolla Gruevski ka deklaruar sot se Maqedonia po kërcënohet seriozisht nga grupe radikale dhe terrorizmi ndërkombëtar...

Madje sipas tijë “radikalistët” dhe “terroristët” një ditë granatat dhe bombat mund t’i shpërthejnë edhe para banesave dhe shtëpive tona në Maqedoni.
“Grupet radikale haptazi po kërcënohen, ndërsa herë pas heri edhe veprojnë. Patjetër duhet ti forcojm kapacitetet tona që të ballafaqohemi me këta grupe. Ngjarjet që ndodhën në Kumanovë, dhe hedhja e herë pas hershme e granatave dhe bombave na rikujtojnë se kërcënimet e këtilla nuk janë largë si në Francë, belgjikë, Norvegji ose në Amerikë, qoftë në Irak ose në Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, në hyrje të banesës apo shtëpisë me cka rrezikojn jetën tonë dhe familjarëve tanë”, shprehet kryeministri i RM-së, Nikolla Gruevski.
Por një grup intelektualësh nga Kumanova përmes një deklarate publike drejtuar institucioneve në Maqedoni dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë kërkojnë ndërprrjen e skenarëve të errëta ndaj Kumanovës.
Në deklaratë thuhet: “Kumanova dhe rajoni i saj më i gjërë është shndërruar në një arenë të skenarëve të errëta dhe destabilizuese, që kanë prapavijë të rrezikshme. Autorët dhe porositësit e këtyre skenarëve të zeza me çdo kusht po tentojnë që të krijojnë incidente, tragjedi dhe dhunë në këtë rajon, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga përgjegjësia politike, dështimet e qeverisjes, akuzat për krim dhe korrupsion dhe përballja me drejtësinë. Skenarët nuk kanë të ndalur me vrasje, dhunë, ushtrim terrori përmes formave dhe metodave të ndryshme, që po reflektohen me tensione dhe presione ndaj qytetarëve.Ishte 9 dhe 10 maji, ku Kumanova u trondit nga një skenarë destruktiv dhe me shumë pikëpyetje, që përfundoi me viktima, tmerr, pasoja postraumatike dhe dëme të mëdha materiale në Lagjen e Trimave. Por edhe me arratisjen në heshtje të dhjetëra familjeve shqiptare drejt vendeve të tjera”, thuhet mes tjerash në deklaratën e inicuar nga gazetari Naser Pajaziti dhe politikologu Xhenis Sulimani, e cila mori mbështetjen edhe të disa intelektualëve tjerë kumanovarë.
Poashtu nënshkruesit e kësaj deklarate kërkojnë Ndriçimin e plotë të gjitha rasteve të fundit dhe skenarëve destabilizuese, përfshirë 9 majin, përmes një hetimi ndërkombëtar, dhe Monitorim i shtuar i misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtuat e njeriut.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
