Futboll
PSG arrin marrëveshje për DiMarian
02.08.2015 15:59
Pas raportimeve se Angel Di Maria është pajtuar t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, “L’Equipe” thotë se edhe klubet kanë arritur marrëveshjet...

Raportet e fundit që arrijnë nga mediat sportive, na mësojnë se PSG ka arritur marrëveshje për të transferuar anësorin e Manchester United, Angel Di Marian.
Transferimi pritet të kryhet Brenda 24 oarwve tw ardhwshme në pasi PSG tashmë duhet të arrijë marrëveshje personale me lojtarin argjentinas.
Përndryshe, Di Maria ka dështuar të tregojë formën e tij te Manchester United, dhe kështu është duke shikuar të provojë një eksperiencë të re.
Sipas raportimeve PSG duhet të paguajë 63 milionë euro për shërbimet e argjentinasit.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.
