Futboll
Parisi e nis me kupë
02.08.2015 16:01
Ekipi nga kryeqyteti françez PSG arriti ta mposht Olympique Lyonin me rezultat 2-0, për t’u shpallur fitues i Superkupës së Francës...

Mbrojtësi i ri, Serge Aurier, e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e njëmbëdhjetë, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Edinson Cavani e dyfishoi epërsinë.
Puna e PSG-së u lehtësua edhe më shumë në minutën 64’, kur Lyoni mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të mesfushorit Maxime Gonalons.
Kjo është Superkupa e katërt e fituar në historinë e skuadrës së PSG-së.
