Maqedoni
Përkujtohen dy Ilindenët, Maqedonia shënon ditën e republikës
02.08.2015 16:17
Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tijë në solemnitetin qendror të Ditës së Republikës 2 Gushti në Meçkin Kamen të Krushevës...

Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tijë në solemnitetin qendror të Ditës së Republikës 2 Gushti në Meçkin Kamen të Krushevës, ka ftuar partite politike të respektojnë marrëveshjen e arritur mes liderëve, duke konstatuar se është pikëlluese që jemi sjellur në gjendje që dikush tjetër të kujdeset për ne më shumë se ne për vete.
"Për shkak të autoritetit të prishur të shtetit, ekzistoi rrezik që investimet të ndalen, dhe rritja ekonomike të bie. Beteja politike mes partive nuk guxon t'i dëmtojë ekonomisë, pasi nga ajo varen rrogat, pensionet, subvencionet, apo bursat", shprehet kryetari i RM-së, Gjorgje Ivanov.
Por e tër kojo sipas presidentit është pasojë e integrimeve të bllokuara evropiane dhe evroatlantike.
Bllokimi shumëvjeçar solli deri te ajo që vetëm për gjashtë vite të kemi tre kriza politike, secila më e thellë dhe më serioze se ajo paraprake, tha Ivanov në Manifestimin në Krushevë.
Ndërsa Kryeminsitri Nikolla Gruevski para përmendores së Metodija Andonov Çento në Shkup, theksoi se lufta e ilindenasve për liri sot vazhdon me garë në progresin me shtetet dhe popujt e tjerë, me integrim në BE dhe NATO, por vetoja greke pengon për realizimin e këtyre synimeve tha ai.
“Dëshirojmë që Greqia më shpejtë t'i tejkalojë sfidat aktuale ekonomike, dhe ta kthejë përqëndrimin tek problemi ynë bilateral, i cili tashmë shtatë vite të plota, në mënyrë të paarsyeshme na kushton anëtarësim në NATO, por edhe në BE sepse nëse nuk kishte bllokim të fillimit të negociatave në vitin 2009, ne sot do të ishim anëtare e BE-së”, shprehet kryeministri i RM-së, Nikolla Gruevski.
Ndërkoh në ditën e republikës në Manifestimin e organizuar në Kompleksin memorai të KAÇKM-së në fshatin Pelincë të Kumanovës Kryeparlamentari Trtajko veljanovski deklaroi se Maqedonia ka dëshmuar se ka kapacitet të ballafaqohet me peshën e problemeve që dalin nga pavarësimi i saj.
Edhe Veljanoski bëri thirrje për bashkëpunim dhe dialog midis partive politike, duke shprehur besimin se deri në fund të verës do të hapet një perspektivë e re demokratike.
“Partitë mes vete janë formacione konkurrente, e jo armiqësore. Kuvendi, është vendi, strumbullari i cili në mënyrë të njejtë është i hapur ndaj të gjithëve pavarësisht se cilës parti politike i përkasim”, shprehet kryetari i kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski.
Dita e Republikës ¬ 2 Gushti, shënon 71 vjetorin e KAÇKM-së dhe 112 vjetorin e Kryengritjes se Ilindenit, përkatësisht shpalljen 10 ditë të republikës së Krushevës.
AMIR DURAKU
