Botë
Isa Mustafa: Shumica siguroi votat për specialen
02.08.2015 17:01
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se shumica parlamentare ka arritur të sigurojë numrat për të votuar ndryshimet...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se shumica parlamentare ka arritur të sigurojë numrat për të votuar ndryshimet e amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
“Është një ligj i cili është aprovuar vitin e kaluar me 2/3 e votat e deputetëve të Kuvendit, të cilën ne kemi marr obligim që ta përplotësojmë këtë kërkesë komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, kjo nuk është gjë tjetër përveç përplotësimit të zotimeve tona që i kemi dhënë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe zotimet që ne i kemi përcaktuar me ligj”, ka thënë Mustafa.
Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se me riprocedimin e këtyre amendamenteve apo po shkelet integriteti i Kuvendit, të Kosovës. Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të debatuar për ta votuar Gjykatën Speciale.
Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë paralajmëruar votën kundër ndërsa, nuk dihet ende qëndrimi i deputetëve të Listës Serbe.
