Botë

Atentat në Turqi, dy të vdekur 24 të plagosur

02.08.2015 17:27

Dy pjestarë të forcave të sigurisë turke kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur gjatë një atentati kamikaz gjatë natës së kaluar...

Atentati kamikaze është kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në provincën lindore Agri të Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e guvernatorit të kësaj province, i cili ka njoftuar se Sulmi është kryer me anë të një traktori të mbushur me dy tonë eksploziv pranë një postblloku të xhandarmërisë turke të ndodhur në qarkun Dogubeyazit, të provincës Agri, shumë pranë kufirit me Iranin.

Turqia është prekur nga një valë sulmesh terroriste nga kurdët e PKK-së kohët e fundit, për shkak të të cilave ndryshoi edhe qëndrim duke marrë tashmë pjesë në sulmet e koalicionit të udhëhequr prej SHBA-ve në luftën kundër ISIS, por pala turke po lufton në dy fronte, edhe ndaj kampeve të militantëve kurdë në Siri dhe Irak, veç xhihadistëve të Shtetit Islamik.