Futboll
Super Chamberlain i dhuron Superkupën Arsenalit
02.08.2015 18:48
Arsenali është fituesi i Superkupës së Anglisë në vitin 2015...

Topcinjtë e Londrës kanë marrë një fitore minimale ndaj Bluve duke ju falur një goli të Chamberlain në pjesën e parë.
Venger ka triumfuar mbi Mourinhon, i cili duhet të jetë penduar së tepërmi për shitjen e Cech. Portieri çek tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke ndalur në një rast një gjuajtje të Oscar.
Falcao dhe Hazard humbën disa mundësi të mira për shënim, ndërkohë që Giroud si gjithmonë luajti më shumë rolin e mbrojtësit në minutat që u aktivizua.
Mourinho madje bëri 4 zëvendësime gjatë ndeshjes.
