Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje shiu

03.08.2015 09:35

Maqedonia sot dhe nesër do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, e cila do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut. Në orët e pasditës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjellura me bubullimë...

Jostabilitet më intensiv do të ketë nesër, posaçërisht në pjesët veriore dhe jugperëndimore, ku lokalisht pritet të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, zbrazje elektrike dhe erë të prëforcuar. Nuk përjashtohet edhe mundësia për paraqitje të izoluar të breshërit.

"Në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, që të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën drunj të vetëm", informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.