Ohri nikoqir i Samitit të Asociacioneve mjekësore studentore

03.08.2015 10:54

Asociacioni mjekësor studentor i Maqedonisë - AMSM është nikoqir i Asamblesë së përgjithshme të 64-të të Federatës internacionale të asociacioneve mjekësore studentore (IFMSA), që prej sot e deri më 9 gusht do të mbahet në Ohër...

Në forum do të marrin pjesë 870 delegacione nga 114 vende nga bota, nga gjithsej 125 shtete të Federatës. Puna e Asamblesë do të zhvillohet në sesione plenare sesione presidenciale, sesione në bordet për shëndet publik, të drejtat e njeriut dhe paqe, edukim mjekësor, shëndet reproduktiv, këmbime studentore dhe mjekësore. 

Tema kryesore e tubimit është "Migrimi i punëtorëve mjekësorë në botë", që konsiderohet për temë shumë aktuale në korniza globale. Diskutimet nga kjo Asamble të përgjithshme, pastaj do të prezantohen para Organizatës shëndetësore botërore dhe Kombet e Bashkuara.

"Shumë ekspertë botërorë, përfaqësues të organizatave me të cilat bashkëpunojmë, posaçërisht OSHB-ja, do të diskutojnë së bashku me ne në temën dhe masat që do të ndërmerren që të ballafaqohemi me problemin. Të gjithë jemi të prekur, ndryshimet janë të domosdoshme. Presim rezultate të shkëlqyeshme dhe shtatë ditë produktive në Ohër", deklaroi Agostinjo Susa, kryetar i Federatës.

Federatën internacionale të asociacioneve studentorë mjekësorë e përbëjnë asociacioneve mjekësorë studentorë nga 125 vende anëtare dhe numrëon mbi 1,5 milionë anëtarë. Është e përkrahur nga organizatata ndërkombëtare si OSHB, KB dhe UNESKO.

Ngjarja është e përkrahur nga Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ajo e Shëndetësisë. (mia)