Aksident i rëndë trafiku afër Skudrinjes, një automobil ka shtypur një këmbësor

03.08.2015 10:55

Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar është lënduar rëndë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në një klinikë të Shkupit, pasi që mbrëmë rreth orës 22:30 është shtypur nga një automjet, që ka lëvizur në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër në afërsi të fshatit Skudrinje...

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, automjeti "volksvagen-pasat" me targa të Ohrit, të cilin e ka drejtuar I.I. (31) nga Ohri, ka shtypur një këmbësor, që ka lëvizur pranë rrugë dhe me këtë rast e ka lënduar rëndë.

Së shpejti pas fatkeqësisë së S.R. (17) ndihmë të parë i ka ofruar një ekip nga shtëpia e shëndetit "Rostushë", pas së cilës urgjentisht është dërguar në spitalin e Gostivarit. Nga përplasja, djali ka pasur disa fraktura dhe në gjendje të rëndë shëndetësore urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje.