Në përmbytjet në Pakistan jetën e kanë humbur 100 viktima
Gjatë tre javëve të fundit në përmbytjet në Pakistan jetën e kanë humbur mbi 100 persona, kumtuan sot autoritetet, të cilat druajnë nga të reshura edhe më të mëdha të shiut, që mund të kaplojnë sipërfaqe më të mëdha dhe lagje, transmetoi DPA...

Drejtoria kombëtare për ballafaqim me fatkeqësi natyrore kumtoi se në përmbytjet deri tani jetën e kanë humbur 109 persona dhe nga to janë prekur 700.000 të tjerë.
Inxhinerë ushtarakë i riparojnë rrugët dhe urat në pjesët malore veriore, që t'u ndihmojnë ekipeve të shpëtimit të arrijnë deri te njerëzit, të cilët me javë janë pa kurrëfarë ndihme.
Sipas autoriteteve pakistaneze, gjatë dy ditëve nga bregu i lumit Ind janë evakuuar rreth 350.000 persona.
Vitin e kaluar gjatë sezonit të monsuneve, që zgjat nga mesi i korrikut deri nga fundi i gushtit, në përmbytjet jetën e kanë humbur pothuaj 400 persona.
