Pesë viktima në këmbimzjarrin në një ndeshje futbolli në Salvador

03.08.2015 11:21

Pesë njerëz kanë humbur jetën dhe një është plagosur gjatë një këmbimzjarri në një ndeshje futbolli në qytetin Delgado të Salvadorit...

Sipas policisë, gjatë ndeshjes nëntë njerëz kanë hyrë në një stadium dhe kanë hapur zjarr mbi futbollistët.

Sipas të dhënave të para, mes viktimave ka lojtarë nga ekipi mysafir nga qyteti El Transito. Tre nga të vrarët janë anëtarë të bandës rrugore, kumtoi policia.