Të paktën 46 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Mianmar
03.08.2015 11:28
Në vërshimet e mëdha në Mianmar deri tani 46 persona e kanë humbur jetën, ndërsa ekipe të shpëtimit sot janë fokusuar për ndihmë të mijëra njerëzve në pjesën perëndimore dhe qendrore të këtij shteti....
Të reshurat munsune shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të tokës, duke shkatërruar mijëra shtëpi, tokë punuese, ura, rrugë.
Qindra njerëz gjatë ditëve të kaluara po ashtu pësuan në përmbytjet në Indi, Nepal, Pakistan dhe Vietnam.
"Në Mianmar jetën e kanë humbur 46 njerëz, ndërsa më shumë se 200.000 njerëz janë goditur mbarë shtetin", deklaroi një përfaqësues i Sektorit për evakuim. Autoritetet shpallën katastrofë natyrore në katër rajone në Mianmarin qendror dhe perëndimor.
