Ohri plotë me turistë gjatë fundjavës festive

03.08.2015 11:41

Fundjava e vazhduar dhe vapa e mbushën Ohrin me mysafirë. U bë traditë që kulmi i sezonit turistik në Ohër të arrihet pikërisht në festën Ilinden, ashtu që qyteti dhe lagjet turistike sërish të ngjajnë në kohërat më të mira, kur në qytet kërkohej shtrat më tepër...

Plazhet në liqe janë plotë me turistë, çarshia është e ngushtë që t'i pranojë të gjithë mysafirët, ndërsa ngjashëm është edhe në pjesën e vjetër të Ohrit, ku ka shumë turistë, të cilët në grupe ose individualisht i vizitojnë përmendoret kulturore-historike.

Edhe pse ngjarjet politike në vend në fillim të sezonit shkaktuan druarje të punëtorët hotelierikë në Ohër, duke marrë parasysh anulimet fillestare të aranzhmaneve, megjithatë Vetadministrata lokale është me pritje për sezon të suksesshëm.

Kryetari i komunës së Ohrit madje paralajmëron se ky mund të jetë edhe sezoni ndër më të suksesshmit viteve të fundit.

Numri i mysafirëve pritet të rritet edhe gjatë periudhës së ardhshme, kur me manifestime të ndryshme do të pasurohet oferta turistike në qytet.