Një person ka humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Kroaci

03.08.2015 12:14

Një aeroplan i vogël mëngjesin e sotëm është rrëzuar në afërsi të fshatit Doni Lapac, në perëndim të Kroacisë. Në aksidentin ajror ka humbur jetën piloti...

Shkaqet për fatkeqësinë ajrore hetohen.

Ky është incidenti i dytë në Kroaci për dy ditë. Dje në afërsi të aeroportit në Daruver është rrëzuar një aeroplan sportiv, me ç'rast kanë humbur jetën dy persona.