Emigrantët bllokojnë tunelin e La Manshit
Një grup prej 200 emigrantësh ndodhen në Kalais në hyrje të tunelit të La Manshit, “Eurotunnel” duke bërë thirrje për të hapur kufijtë dhe t’I lejojnë të hyjnë në Britani...

Ata kanë prishur gardhet e vendosura nga policia e cila i ka qëlluar me gaz lotsjellës për ti shpërndarë.
Kur emigratët janë tërhequr ata janë mbledhur për të krijuar një barrikadë njerëzore duke bllokur rrugën dhe tunelin.Gjithashtu kërcënojnë dhe me grevë urie. Emigrantët thonë se sa vijnë e bëhen më të dëshpërur dhe kërkojnë me këmbëngulje të shkojnë në Angli. Emigrantët po trajtohen në Francë aq keq sa në Libi akuzojnë ata.
“Ne jemi një të gjithë. Të gjithë kemi të njëjtën ide. Ne jemi njerëz. Nuk jemi kafshë. Ndalni policinë hapni kufijtë”.
Më vonë emigrantët bërtisnin në kor: “Përse na vrisni ne? Përse vrisni motrën time? Kemi ardhur të shpëtojmë jetët tona. Përse jetojmë në xhungël? Ku janë të drejtat e emigrantëve?”
Për më shumë se 4 orë policia nuk është përpjekur për të lëvizur emigrantët dhe maunet që kishin bllokuar rrugën. Më herët 40 emigrantë arritën të kalonin përmes vrimave të cilat ishin hapur në gardhin në periferi të Kalais, pavarësisht se 3 skuadra ushtarake qëndronin 400 metra më tyre.
