Prishtinë, Debate në Kuvend për Gjykatën Speciale, Mustafa: Na e kërkoi SHBA e BE
Kuvendi i Kosovës është përfshirë në debate për riprocedimin e ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale...

LDK deklaroi do të votojë pro. Kryeministri Isa Mustafa bën thirrje për të votuar amendamentet. Mustafa tha se dhomat e veçanta të hetimit janë kërkuar nga SHBA dhe BE.
Kryeministri hodhi poshtë deklaratat e opozitës se ky riprocedim nuk është jo ligjor dhe tregoi arsyet se pse duhet votuar Gjykata Speciale.
“Kosova duhet të tregojë përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar .Themelimi i Dhomave të Veçanta është kërkesë eksplicite e partnerëve strategjikë të Kosovës, nga SHBA-të dhe BE-ja”. “Kjo gjykatë do t’i gjykojë krimet e hetuara nga Këshilli i Europës”.
Përfaqësuesit e subjekteve opozitare të përfaqësuara në Parlament e quajnë antiKushtetues riprocedimin e ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli hedh poshtë akuzat. “Këto janë qëndrime politike, dhe është në rregull të mbani qëndrime politike”, tha ai. Nga ana e pozitës thuhet se nuk ka shkelje dhe kërkuan të vazhdojë procesi i votimit.
