NP ”Ujësjellësi dhe Kanalizimet”

Uji që rrjedh nga çesmat publike, është i sigurtë

03.08.2015 13:23

Me rritjen e temperaturave, është rritur numri i qytetarëve që pijnë ujë nga çezmat publike në qytetin e Shkupit...

Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” thonë se gjatë kësaj periudhe, kur temperaturat kanë pësuar rritje drastike, harxhimi i ujit në nivel të Qytetit të Shkupit është rritur për 15 për qind.

Në Shkup, gjatë një ditë të zakonshme – harxhohen rreth 270 mijë metër kub ujë në ditë, ndërkaq me ardhjen e valës së nxehtë, ky numër arrin deri në 300 mijë metër kub.

Por nga kjo ndërmarrje sigurojnë se uji të cilën qytetarët Shkupit e konsumojnë nëpërmjet çezmave publike, është i siguritë dhe nuk dallon fare nga uji i cili përdorët nëpër amvisëritë tona. Janë rreth 220 cesma publike që funksionojnë në kuadër të qytetit të Shkupit.

Në përgjithësi qytetarët e anketuar thonë se janë të sigurtë në ujin që e pijnë nëpër çezmat publike

“I sigurte,me vite pihet ky ujë…kejt turistat dhe kush kalon e pijnë këtë ujë”

“Unë nuk mund të dij a është i pastër,vetëm e kërkova”

“ I mirë është uji”

“ Shumë i mirë është uji në Shkup”

“Ky ujë është i mirë..tjetër kah sedi”

“Çdoherë kemi pi këtu besoj që është i sigurtë”

“Në Çarshi çdoherë është uji i pastër në tjera vende sedi”

“Po shumë i pastër është” – thanë disa nga qytetarët e anketuar.

Vjet , Instituti publik i shëndetit konstatoi së një pjesë e mirë e çezmave publike në Shkup nuk ofrojnë ujë të shëndetshëm për pije. Analizat në disa çezma publike zbuluan  baktere koliformne dhe bakterien e  esherija kolit.

Pas analizës së fundit në pranverë, Instituti njoftoi uji i çezmave publike mund të  konsumohet lirisht , për shkak se rreziku nga bakteriet e ndryshme është larguar.

Nga NP ”Ujësjellësi dhe kanalizimi”, thonë  se edhe përkundër harxhimeve të mëdha, ka  sasi të mjaftueshme uji, por pikat më kritike vërehen në viset e larta dhe në disa vende tjera, ku uji shfrytëzohet pa kontroll. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)