Fiorentina mposhti Barcelonën
Firentina fiton 2-1 ndaj Barcelonës në miqësoren e Internatonal Champions Cup...

Skuadra e Luis Enriques prezantohej në Artemio Franchi pa plot 10 futbollistë, grup ku spikasin mungesat e yjeve si Messi e Neymar por edhe lojtarëve me peshë si Dani Alves e Mascherano, por gjithsesi fitorja përballë kampionëve të Europës është një motiv frymëzimi për sezonin e ri të skuadrës vjollcë nën drejtimin e Paolo Sousez.
Takimi u zhbllokua që në minutën e 4-ët me Borja Valeron që shërbeu një asist për Bernardeschin i cili shënoi me kokë nga qendra e zonës.
1-0 për Fiorentinën që pa marrë veten mirë katalanasit, përfitoi për ti ndëshkuar sërish pas vetëm 8 minutash. Ishte sërish 21-vjecari Bernanrdeschi që ndoshta as në ëndërra nuk e kishte parë ti shënonte një dygolësh.
2-0 që në minutën e 12 për Fiorentinin por po kaq e shpejtë ishte dhe përgjigja e Barcelonës, me Luis Suarez që përfitoi nga vertikalizimi i Rakitic për të shënuar golin e 2-1 në minutën e 17.
Loja vijoi intensive, por Pedro që në mungesë të Messit dhe Neymar, kishte shansin për ti treguar Luis Enriques se meriton më shumë minuta, nuk arriti të finalizonte dhe gjithçka u mbyll me suksesin 2-1 të Firoentinës dhe Barcelonën, që pas fitimit të Championsit nuk po rigjen dot zakonin e fitores, pas disfatave me PSG dhe asaj me Chelsean nga pika e bardhë e 11- metërshave.
