Ladorisht, fillon puna për ndërtimin e rrugës

03.08.2015 14:29

Në Ladorisht filluan punimet për ndërtimin e rrugës së re, me rreth 230 metra gjatësi dhe 3 m gjerësi me pllaka dhe bordura betoni...

Me anë të këtij projekti, Komuna e Strugës synon të rrisë  jo vetëm cilësinë  e jetës së banorëve përrreth, por edhe të krijojë një atraksion turistik, pasi në këtë vend egziston një burim tepër i veçantë uji, i cili shfaqet vetëm 24 ditë në vit e që vendasit e quajnë “Uji i Laçit”.

Kreu i Strugës Zijadin Sela thotë se kjo rrugë është prioritare pa marrë parasysh sa banorë e shfrytëzojnë atë

”Nuk ka shumë rëndësi se sa shtëpi të Ladorishtës do ta shfrytëzojnë këtë rrugë, sepse për mua edhe qoftë edhe vetëm një banor i Ladorishtës , një qytetar i vetëm është i rëndësishëm” – tha kryetari i Strugës, Zijadin Sela.

Dje u bë edhe inagurimi i përfundimit të punimeve të “Zyrës se Vendit” po në këtë fshat, një financim ky i mërgimtarëve të zonës.