Kjo qeveri nuk ka kapacitet të na regjistrojë
46 shoqata joqeveritare kundështojnë idenë e hedhur nga kryeministri Nikolla Gruevski për të bërë regjistrimin e popullsisë....

Në reagimin e tyre thuhet se deklarata e Gruevskit është joserioze dhe përfaqëson edhe një manipulim dhe defokusim të opinionit dhe të qytetarëve.
Qeveria ende nuk dha asnjë raport për arsyet, se përse dështoi regjistrimi në vitin 2011, dhe nuk morri asnjë përgjegjësi për këtë dështim të madh” thuhet në reagim.
“Qytetarët jo vetëm që nuk dine se përse dështoi regjistrimi, nuk e dine edhe se sa miljon euro janë ndarë nga Buxheti shtetëror për këtë operacion të dështuar. E vetmja gjë që dihet, ishte se shkaqet për mos suksesin e regjistrimit nuk ishin teknike, por kanë një prapavijë të thellë politike. Fakti se në 3 vitet e kaluara, qeveria aktuale nuk bëri as përgaditjen më të vogël për realizimin e regjistrimit të popullsisë, si dhe fakti që njoftimi për realizimin e tij vjen në momentin kur fillon zbatimi i marrëveshjes së 2 qershorit, e imponojnë përfundimin se kjo është vetëm një propagandë e lire e Gruevskit, për të terhequr vëmendjen e opinionit nga prioritetet kryesore. Këto ditë, poashtu, jemi dëshmitarë, se qeveria e Gruevskit brenda natës dhe pa asnjë lloj përgjegjësie dhe serioziteti, kanë sjellur vendim që procesi I lustrimit të mbarojë, si dhe të hiqet ligji për honorarët. Sjellja e këtillë e Qeverisë, pamëdyshje shpie në përfundim, se ajo është e përgaditur të bëjë gjithçka për të minuar zbatimin e Marrëveshjes të Przhinos , Duke marrë parasysh gjithë këtë, edhe njëherë theksojmë se Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë kurfarë kredibiliteti të përgatisin dhe të realizojnë çfarëdo lloj të regjistrimit të popullsisë”, thuhet në reagim.
46 OJQ-të thonë se janë pro regjistrimit të popullsisë por ai duhet të bëhet nga një qeveri e cila do të jetë e zgjedhur në zgjedhje korrekte dhe demokratike, e që do të ketë vullnet politik për regjistrimin e popullsisë, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Në mesin e shoqatave që kanë nënshkruar këtë reagim janë : Komiteti i Helsinkit, OJQ Infoqendra, Qendra Maqedonase për studime evropiane, Hajde, Platforma për politikë qytetarë, Civil dhe të tjerë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
