Maqedoni
Është gjetur një trup i gruas në bregun e lumit Vardar në Çegran të Gostivarit
03.08.2015 15:04
Një trup i gruas është gjetur dje në ora 15 e 25 minuta në bregun e lumit Vardar te vendi "Lomi" në fshatin Çegran në Gostivar...

Sipas policisë, pas identifikimit nga ana e familjes, u konfirmua se bëhet fjalë për Marija J. (71) nga Gostvari.
Pas urdhërit të Prokurorisë publike, mbi trupin e së ndjerës do të kryhet autopsi në Qendrën mjekësore Gostivar./mia
