Botë

Prishtinë, protestë veteranët e UÇK-së, Hashim Thaçi goditet me shishe uji

03.08.2015 17:37

Veteranët e luftës së uck-së kanë dalë në protestë si shenjë proteste për mospublikimin e listave të veteranëve nga Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së...

Protesta nuk mblodhi më shumë se rreth 50 veteranë të cilët kanë protestuar në mënyra të ndryshme. Me thirrjet “hajdut”, drejtuar  kundër ministrit të Jashtëm të vendit dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi veteranët e UCK e qëlluan me shishe uji që mbanin në duar.Reagimi erdhi pas raportimeve në media se Thaçi ka bindur deputetët e PDK-së që të votojnë Gjykatën Speciale dhe kjo i ka lënë të pakënaqur veteranët e UÇK-së.
 
Agim Çeku Ish komandanti i UÇK-së aktualisht kryetar i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, doli për të  qetësuar ata.
 
“Ne jemi shok të luftës, dhe të tillë mbetemi edhe sot. Dhe ne jemi të mësuar që në moment të vështira ta kuptojmë njëri tjetrin”, tha Çeku por veteranët e kanë ofenduar atë në të njejtën mënyrë si edhe ish komandantin tjetër Hashim Thaci.
 
Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e luftëtarëve të UÇK-së, thotë  se vonesa e publikimit të listave përfundimtare është e qëllimshme.