Sportet E Tjera
Botërori i Notit, Ledecky, rekord botëror në 1500 metra
03.08.2015 16:22
Katie Ledecky vesh kostumin e Michael Phelps. Notarja amerikane që sinjalet e para i dha në Olimpiadën Londër 2012, po rregjistron suksese të jashtëzakonshme në Botërorin e Notit që po zhvillohet në Kazan të Rusisë...

Pas medaljes së artë në 400 m stil i lirë, notarja amerikane vendosi rekord botëror edhe në 1500 m stil i lirë me kohën 15 minuta, 27 sekonda e 71 të qindtat, duke e zhvelrësuar rekordin e vjetër me rreth një sekondë.
Për 18-vjeçaren 30 xhirot në pishinë rezultuan thjesht perfekte, sekreti i vërtetë është trajneri Bruce Gemmell, sipas të cilit, ajo nuk ka përmasa të ekzagjeruara trupore, por fiziku i përgjigjet gjithmonë pasi ka një ritëm shumë të mirë kardiovaskular.
Kampionia olimpike e 800 metrave kërkon të rrëmbejë gjithçka në stilin e lirë sepse tashmë i kanë mbetur edhe gara e 200 metrave por edhe stafeta 4 x 200.
Kundërshtarët e konsiderojnë si një garuese nga një tjetër planet, ndërsa ajo, adoleshentja nga Maryland premton një të ardhme të madhe duke marrë stafetën e lënë nga Michael Phepls.
Në disiplinat e tjera, kinezi Sun Yang fitoi arin në 200 m stil i lirë, australiani Larkin u shpall fitues në 100 m shpinë, ndërsa rusja Efimova i theu të gjitha kundërshtaret në 100 m bretkosë.
