Maqedoni
MPB padi kundër një polici, vodhi paratë e dy personave në arrest shtëpiak
03.08.2015 17:14
Ministria e brendeshme ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale G S nga Kriva Pallanka I punësuar në MPB, për shkak dyshimeve se ka keqpërdorur pozicionin zyrtar dhe per mashtrim...

Sipas MPB ky i fundit i ka dëmtuar dy persona po ashtu nga Kriva Pallnaka të cilët kanë qenë në arrest shtëpiak ndërsa polici I cila ka qenë në detyrë për mbikqyrje me 26 korik, pasi ka mbaruar kontrollin, është rikthyer dhe u ka kërkuar kartelën bankare dhe kodin me arsyetimin që tua kontrollojë për të parë mos ua ka vjedhur dikush paratë sa kohë që ata ishin në arrest shtëpiak.
"Të dëmtuarit I kanë besuar atë ditë po edhe gjatë ditëve në vazhdim polici nga Kriva Pallnka ka nxjer nga kartela rreth 63 mijë denarë. Herën tjetër kur ka provuar të nxjer të holla bankomati ia ka marë kartelen. Dhe ky I fundit ka hyrë në bankë për të pyetur se pse bankomati ia ka marë kartelen nga banka ka marë përgjigje se dicka nuk është në rregull me kartelat. Kartelat ishin bllokuar nga një fqinj I të dëmtuarve të cilët e kishin kuptuar arsyen përse polici ua kishte marrë kartelat, dhe e kanë paraqitur në bankë kartelën si të humbur", shprehet ndihmës ministri i mbrendshëm Ivo Kotevski.
Nga ministria e puneve të brendeshme informojnë se edhe më herët është ngitur padi penale kundër policit nga Kriva Pallnka për mos kthimin e borxheve.
REJHANE BUSHI
